Home KRYESORE Pensioni në shtëpi/ 190 mijë pensionistë ende nuk janë paguar, paratë do...

Pensioni në shtëpi/ 190 mijë pensionistë ende nuk janë paguar, paratë do i dërgojë posta

190 mijë pensionist nuk e kanë marrë ende pensionin, port ë moshuarit të cilët për shkak të Covid19 janë të detyruara të qëndrojnë në karantinë nuk duhet të shqetësohen për pensionin e tyre, pasi një postier nga posta shqiptare do ua dërgojë në shtëpi.

“190 mijë pensionist nuk e kanë marrë ende pensionin nga këta 38 mijë janë në qytet dhe 152 mijë në fshat. 170 mijë pensionistë kanë kontratë që I shkon pensioni në shtëpi kundrejt një pagese 100 lekë. Kjo praktikë e praktikuar deri tani për pensionistët do të aplikohet në pjesën më të madhe të tyre pa paguar asnjë tarifë . Është një proces i vështirë se marrja e adresave kërkon punë, e rëndësishme që në një nga mënyrat e komunikimit, pensionistët të depozitojnë adresën e tyre”, është shprehur Laert Duraj, drejtori i postës.

Pensionistit janë të lutur që të dhënat personale dhe adresën e saktë ta depozitojnë në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin. Ose të përdorin numrat e telefonit të afishuara pranë zyrave postare, për ta bërë më të lehtë identifikimin e tyre.
Por si do të veprohet për ata pensionistë të cilët për shkak të karantinës apo fatkeqësisë familjare ndodhen në një qytet tjetër?

“Duhet të ketë aplikuar pranë ISSH mund të aplikosh me letra.Pra të kesh depozituar kërkesën, deklaratë që ti jeton pranë të afërmit apo deklaratë qiraje. E njëjta gjë. Nëse je në listën e ISSH pavarësisht se ke letrat në Elbasan do të trajtojmë si pensionist i Tiranës, e rëndësishme është ku tërheq pensionin”, shton më tej Duraj.

Drejtor i Postës Shqiptare, sqaron se ky muaj është më I vështiri pasi muaji tjetër falë regjistrimit të adresave të sakta do të ketë shpërndarje më të lehtë dhe më të shpejtë.

Top Channel

Share: