Koronavirusi vijon të përhapet në Shqipëri, duke shtuar raste e reja. Disa nga qyetet që kanë shtim të rasteve të reja janë Korça, Durrësi, Vlora, Elbasani dhe Shkodra.
Në hartën e qyteteve që kanë shënuar persona të infektuar u shtua edhe Kruja. Ndërkohë, autoritetet lokale kanë nisur dezinfektimin e pallateve dhe ambienteve para banesave të personave që u identifikuan pozitivë me COVID-19.
Ky proces, në një farë mënyre, identifikon edhe zonat ku janë konstatuar persona të infektuar, çka rrit shkallën e vigjilencës edhe nga vetë qytetarët.
Gjithashtu, hetimi epidemiologjik ka nisur verifikimin e personave që kanë qenë pranë njerëzve të infektuar dhe të atyre që kanë patur kontakt të afërt.
Ajo që vërehet në rrethe është fakti që me shtimin e numrit të personave të infektuar, rritet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mos dalë nga shtëpia dhe për të respektuar distancat dhe masat mbrojtëse, veçanërisht pranë marketeve apo tregjeve ushqimore./ Opinion.al