Procesi i dialogut dhe taksa ndaj Serbisë ka ngjallur një debat të ashpër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit Hashim Thaçi.
Mësohet se Kurti i ka dërguar letër Thaçit, përmes së cilës kërkon nga presidenti një takim gjatë ditës së nesërme, “në mënyrë që t’i bashkërendojnë veprimet e përbashkëta rreth politikës së jashtme”.
Kurti ka theksuar se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit./ Opinion.al