Shqipëria ka hyrë sot në ditën e parë të ‘fundjavës së shtet-rrethimit’, ku është ndaluar qarkullimi i automjeteve private përvec atyre që kanë autorizim. Kjo masë është ndërmarrë nga qeveria në kuadër të planit të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Tirana dhe Durrësi janë dy qytetet e blinduara ku askush nuk mund të hyjë ose të dalë. Megjithatë mesa duket ka ende nga ata që nuk e kanë marrë seriozisht këtë situatë dhe kërkojnë të vijojnë jetën normalisht.
Në Durrës janë ndaluar 5 shoferë të cilët nuk kanë patur autorizim për të lëvizur me automjetet e tyre. Ata janë shoqëruar nga policia mëngjesin e sotëm.
Policia e Durrësit deklaron se do merren masa ndëshkuese për këdo që del me makinë.
Asnjë mjet privat nuk lejohet në rrugë veç ambulancave dhe makinave shtetërore. Policia iu ka bërë thirrje shoferëve e qytetarëve të mos daslin në rrugë. /Opinion.al