Home Gjeo-Ekonomia E vërteta në pak shifra: Buxheti ka parà, por i ka për...

E vërteta në pak shifra: Buxheti ka parà, por i ka për oligarkët jo për shqiptarët.

DEKLARATË E PD, JORIDA TABAKU

Rama thotë që shteti është i varfër për të ndihmuar qytetarët dhe biznesin e vogël në këto ditë të vështira?

🔵 Vetëm për këtë vit qeveria do paguajë për  koncensionet 120 mln euro (14 mld lek) nga buxheti i shtetit dhe përbën 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019.

🔵 Koncesionet me pagesën më të madhe vetëm për këtë vit do të jenë : koncesioni i Laboratorëve me vlerë 13.6 mln euro, koncesioni i rrugës së Arbrit 21 mln euro, koncesioni i tre inceneratorëve që do t’i kushtojë buxhetit 18 mln euro.

🔵 Plani i djeshëm i qeverisë prek 1.3% të GDP së vendit ndërsa ai i PPP-ve në Shqipëri është sa 12% e GDP-së së vitit 2019.

🔵 Rama i propozon biznesit të vogël të marrë kredi për të mbuluar shpenzimet. Ndërkohë oligarkët e tij marrin 14 mld lek këtë vit nga buxheti i shtetit.

🔵 Kontratat koncesionare për vitin e vështirë financiar 2020 janë rritur me 16% në raport me një vit më parë.

🔵 Buxheti i shtetit ka parà. Kontratat koncesionare të pezulluara mund të rialokohen fare mirë në nevojat dhe domosdoshmëritë për shpenzimet e shtuara spitalore, njerëzit dhe bizneset e vogla në nevojë urgjente për ndihmë nga shteti.

🔵 Vetëm 2 javët e fundit janë zhvilluar  50 mln euro tendera. Vlerë kjo që mund të shkojë direkt për blerjen e tamponëve për testin e COVID 19.

🔵 Qeveria mund të ndhmojë bizesin e vogël duke e shpëtuar nga taksat duke i anuluar  parapegesën e taksave që është e padobishme në kushtet aktuale kur 100% e bizneseve të vogla dhe të mesme janë mbyllur.

🔵 Qeveria nuk ka asnjë plan për 500 mijë punonjësve që punojnë në sektorin privat dhe as për punëdhënsit e tyre.

🔵 Bizneset e vogla do të marrin 400$ kompensim në total nga qeveria, ndërsa oligarkët marrin 330 mijë euro në ditë.

Share: