Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero ishte në një lidhje direkte në emisionin “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi. Mirëpo, gjatë bisedës mjeku u përball me një moment të sikletshëm.
Mjeku filloi të kollitet papritur dhe për një moment e kishte të pamundur të fliste. Ndërkohë, gazetarja Juli Xhokaxhi u shpreh se shëndeti i tij është mjaft i rëndësishëm.
“Shpresoj të jeni mirë me shëndet, është shumë e rëndësishme kjo. I duheni të gjithëve. Ju dhe gjithë kolegëve”, tha Xhokaxhi.
“Më falni se ishte shumë e papritur kjo situata e kësaj shishesh jo shumë të këndshme”, tha mjeku.
Ndërkohë, që vazhdoi bisedën për situatën e koronavirusit në Shqipëri, mjeku në fund u ndal sërsih tek incidenti që i ndodhi, duke sqaruar se nuk ishte kollë për tu shqetësuar:
Pëllumb Pipero: Ndjesë për kollën që më zuri në atë moment.
Juli Xhokaxhi: Në këto situata kolla vetëm na tremb.
Pëllumb Pipero: Por nuk është kollë nga ajo sëmundje, kështu rrini të qetë. /e.s/