Masa te reja shtrenguese ne Austri duke filluar nga e Hena 16 Mars per te zvogeluar shperndarjen e Corona virus.
Largimi nga shtepia sipas Kancelarit Kurz justifikohet vetëm për tre arsye:
1) për angazhimet në punë dhe aktivitetet që nuk mund të vonohen ose të kryhen nga shtëpia,
2) për blerje urgjente të ushqimit,
3) ne rast ndihmë të personave të tjerë që kanë nevojë urgjente.
Autoritetet vendase porositen se nuk ka nevojë për blerje të mëdha.
Çfarë lejohet
Mund te dalesh jashte; për shëtitje vetëm ose me njerëz me të cilët jetoni në familje.
Sipas Kancelarit Kurz këto dalje lejohen vetëm nëse janë të nevojshme.
Dënimet e mundshme
Policia Austriake do të kontrollojë rregulloret e reja dhe në rast shkeljes se rregullave do aplikohen gjoba deri në 2.180 Euro.
Dyqanet e ushqimit, farmacite, zyrat postare, benzinatat bankat, dhe dyqanet e ushqimit të kafshëve mbeten të hapura. Kurse baret, restorantet, e sporti nuk do funksionojne.
Sekretariati i OSBE ne Viene si dhe te gjitha insitucinet nderkombetare ne Viene duke filluar nga e hena do punojme nga shtepia.
Duke respektuar masat e vendit ku punojme mbrojme njëri-tjetrin si dhe familjet tona.
Vetem duke respektuar rregullat te bashkuar do ja dalim te kalojme këtë situatë të vështirë per te gjithe.🇦🇱🇦🇹