Një tjetër trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në Fermë Sukth në afërsi të rrugës dytësore. Policia njofton se bëhet fjalë për 44-vjeçarin e identifikuar me inicialet E.K..
Nga këqyrja paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune. Në harkun e një ore, 44-vjeçari është personi i tretë që humb jetën, pasi më herët një 79-vjeçar është gjetur i pajetë tek Kopshti Zoologjik në Tiranë.
Po ashtu, një 60-vjeçar, mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk, ka humbur jetën gjatë punës pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Njoftimi i policisë
Më datë 10.03.2020, rreth orës 13:15, në Fermë Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth shtetasi E.K.,44 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./ Opinion.al