Home KRYESORE Gramoz Ruçi flet për herë të parë për përplasjen Kuvend – Presidencë

Gramoz Ruçi flet për herë të parë për përplasjen Kuvend – Presidencë

Kreu i Kuvedit, Gramoz Ruçi është shprehur për herë të parë në lidhje me përplasjen Parlament – Presidencë.

Në një konferencë për shtyp me homologun austriak, Wolfgang Sobotka, Ruçi nuk i shpëtoi dot pyetjeve në lidhje me paralajmërimin e presidentit për shpërndarjen e parlamentit dhe akuzave që ai ka hedhur drejt Kuvendit.

Ruçi ka zgjedhur një përgjigje ‘diplomatike’ duke thënë se presidenti është legjitim në vendimet e tij sa i përket dekreteve që miraton ose kthen si dhe shtoi se ai do të mirëpriste presidentin sa herë që ky i fundit do të vizitonte parlamentin.

Marrëdhëniet e mia me presidentin nuk ka pse të shpik rrotën i ka përcaktuar qartë Kushtetuta e Shqipërisë. Parlamenti një nga funksionet kryesore është ai legjislativ të bëjë ligjet, siç presidenti ka të drejtë të kthejë ose dekretojë ligje. Secili institucion është sovran si parlamenti dhe presidenti për dekretet që miraton apo kthen për rishqyrtuar në kuvend. Këto të fundit parlamenti do i shqyrtojë dhe unë flas me votën time në Kuvend. Më obligon Kushtetuta të mirëpresë presidentin sa herë dëshiron të vizitojë parlamentin ose do të mirëprisja dhe do të lexoja çdo mesazh që ai do i drejtonte parlamentit. Takimet e mia me presidentin janë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor. Pyetja juaj është si socialist i vjetër e kam takuar apo jo, sic e dini presidenti është i depolitizuar nga Kushtetuta por dhe unë që nuk jam i detyruar nga Kushtetuta këto dy vite kam qenë totalisht i depolitizuar. Besoj se nuk e kam përdorur asnjë sekond mikrofonin e kryetarit të Parlamentit për probleme partiake. Parë në këtë këndvështrim nëse Presidenti ka nevojë për qëndrime te maxhorancës kjo ka struktura partie mund ti thërrasë, ose ato nëse kanë problem me presidentin mund të kërkojnë takim me të”, tha Ruçi

Sa i përket kryeparlamentarit austriak ai tha se integrimi i Shqipërisë në BE duhet të shërbejë si cështje e cila i bashkon palët. Ai njoftoi se më vonë do të jetë një takim me presidentin Meta dhe shtoi gjithashtu se “gjithçka duhet bazuar në Kushtetutë dhe te rruga e përbashkët me baza dhe pikëpamje demokratike”.

Ka dyshim që sa i përket procesit të integrimit është e nevojshme të ketë përfaqësim të unifikuar. Mesa jam në dijeni unë kjo është bërë me përpjekje maksimale që në janar, ku janë bërë ca marrëveshje. Problemet mes qeverisë dhe opozitës i kanë të gjitha shtetet, por kur bëhet fjalë për një çështje me rëndësi kombëtare patjetër që të dyja palët do gjejnë rrugën e duhur, ashtu siç shpresoj se do e gjejnë edhe në Shqipëri. Parlamentet janë vende dialogu, edhe ngrihen zërat, por e rëndësishme është të mos cenohen të drejtat parlamentare. Sot kam takim edhe me presidentin. Është traditë e mirë që kur ke këndvështrime të ndryshme të ulesh dhe t’i diskutosh ato dhe të gjesh një zgjidhje të mirë për njerëzit. Ne si politikanë duhet të kemi vetëm një synim të qartë: përmirësimi i standardeve të atyre që na kanë zgjedhur. Gjithçka duhet bazuar në Kushtetutë dhe te rruga e përbashkët me baza dhe pikëpamje demokratike. Populli është sovran dhe ai zgjedh përfaqësuesit e tij në Parlament. Kjo gjë duhet pasur gjithmonë parasysh dhe atëherë do të gjendet një zgjidhje e përbashkët. Nëse konfliktet bëhen publike, askush s’ka të mira” u shpreh Sobotka. /Opinion.al

Share: