Home KRYESORE Gruaja i drejtohet bashkëshortit: Jepi zgjidhje kësaj situate

Gruaja i drejtohet bashkëshortit: Jepi zgjidhje kësaj situate

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në TV Klan Enkeleda ka treguar problemet që ajo ka patur kohët e fundit me bashkëshortin, si pasojë e familjes së kunatit të saj. Vëllai i burrit të saj është divorcuar nga gruaja, me të cilën ka tre fëmijë dhe tani jeton në Greqi, ku edhe ka nisur një lidhje të re.

Kur ndodhi tërmeti, shtëpia ku jetonte ish kunata e saj me fëmijët u dëmtua dhe bashkëshorti i saj i mori për të jetuar në shtëpinë e tyre. Por marrëdhënia e saj me ish-nusen e vëllait nuk është e mirë dhe prandaj ajo kërkon nga bashkëshorti një zgjidhje sepse nuk mund të jetojë në të njëjtën shtëpi me një person që nuk flet.

Burri i saj Çezari shprehet se nuk mund ti lëvizë nga shtëpia për momentin, se bëhet fjalë për fëmijët e vëllait të tij, por do gjejë një zgjidhje dhe ata do lëvizin sa më shpejt.

Enkeleda: I dashur Çezar je një bashkëshort shumë i mirë, të dua shumë. Po bëjmë kaq vite martesë, nuk jemi zënë asnjëherë me njëri-tjetrin. Këto muajt e fundit ne kemi patur pak zënka për shkak të familjes së vëllait tënd. Të kam thënë disa herë që Çezar jepi zgjidhje, nuk kam kundërshtim që po jetojnë aty, unë i dua shumë, po i mbaj si fëmijët e mi. Nuk po të them që largoji me këtë kusht, që tani në këtë moment hiqi, por jepi një zgjidhje sepse jeta nuk është sot për nesër. Fëmijët janë gjëja më e shtrenjtë në botë. Le të bashkohemi të gjithë dhe t’ju japim një zgjidhje këtyre fëmijëve, mos i lemë në rrugë të madhe. Eshtë diçka që nuk ke pse e mban vetëm ti në kurriz këtë gjë, duhet ta mbajmë të gjithë neve. Çdo zgjidhje që ti do japësh, unë besoj se do jem dakord, por e mira është japësh zgjidhjen e duhur, të shikosh familjen tënde dhe fëmijët e tu.

Çezar: Sigurisht e vërtetë është, por nga dhembshuria do bëj sakrifica të paimagjinueshme. Për sa i përket zgjidhjes do mundohem ti mbaj sa më afër, i ati është larguar në Greqi, e ëma po e njëjta gjë dhe kanë nevojë për një mbrojtje.

Ardit Gjebrea: Kjo mbrojtje duhet se s’bën në shtëpinë tuaj?

Çezar: Po edhe jo, edhe po sepse gjithmonë gjaku mbron gjakun dhe është e vështirë mos i mbrosh.

Ardit Gjebrea: Si mendon ta vësh këtë ekuilibër, që mos cënosh  dhe marrëdhënien e familjes tënde?

Çezar: Po normal, por se di, se përshkruaj dot.

Ardit Gjebrea: Nëse ke ndonjë mesazh për ti dhënë bashkëshortes tënde, ja ku është kamera mund t’ja thuash?

Çezar: Eneida unë të dua shumë dhe këtë pjesë, këtë situatë të ndërlikuar ndaj familjes së dytë, ne do ta rregullojmë shumë shpejt. Kështu mua më vjen pak zor dhe siklet ti lëviz nga shtëpia për momentin. Dua të mbroj në disa aspekte. Ti mos u mërzit për momentin, ato do gjejnë një hapësirë dhe do lëvizin sa më shpejt, gjithsecili në shtëpinë e tyre./tvklan.al

Share: