Ndërsa gruaja bisedon me burrin e karantinuar për shkak të koronavirusit përmes dritares, fotot e tyre prekëse po bëjnë xhiro nëpër botë.
SHBA– Fotografitë prekëse të një çifti të moshuarish të cilët komunikojnë mes tyre nëpërmjet xhamit, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në karantinë për shkak të koronavirusit, vërteton se sa e fortë është dashuria. 60 vite të martuar, gjithmonë së bashku, por koronavirusi u bë shkak për t’i ndarë ata.
Gene Campbell, 89 vjeç, është bllokuar brenda Qendrës së Kujdesit të Jetës në Kirkland, në Washington State, ku disa banorë kanë vdekur nga Covid-19. Kjo nuk e ka ndaluar gruan e tij Dorothy, 88 vjeçe, të përpiqet të jetë pranë tij. Të afërmit janë përpjekur të zbulojnë se çfarë mund të bëjnë për të dashurit e tyre aktualisht në karantinë pasi zyrtarët përpiqen të parandalojnë përhapjen e sëmundjes.
Dorothy, si të gjithë miqtë dhe familjarët e tjerë, ishte ndaluar ta vizitonte, kështu që ajo shkoi në dritaren e tij, ku ata shikuan njëri-tjetrin. Ndërsa Dorothy qëndronte në dritare, duke e shikuar, Charlie mbante një telefon, në mënyrë që ata të bisedonin me njëri-tjetrin.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Numri i vdekjeve në SHBA nga koronavirusi u rrit në 12 të enjten, ndërsa numri i të infektuarve u rrit në mbi 200, të shpërndara në 18 shtete. Kolorado dhe Nevada raportuan rastet e tyre të para. Nëntë nga të vdekurit ishin nga e njëjta shtëpi pleqsh në periferi të Seattle. Familjarët e banorëve në Qendrën e Kujdesit Jeta shprehën zemërimin dje pasi morën informacione kontradiktore për gjendjen e të dashurve të tyre.
Burimi: Metro.uk
R.L/Dosja.al