Home KRYESORE Izolohen 4 punonjës të spitalit në Durrës dhe 2 të ardhur nga...

Izolohen 4 punonjës të spitalit në Durrës dhe 2 të ardhur nga Italia

Rasti i 75-vjeçares në Spitalin e Durrësit e cila rezultoi pozitive për koronavirus, ka ngjallur frikë tek pacientët dhe stafi mjekësor.

Dyshohet se pacientja mund të ketë infektuar persona të tjerë pasi ajo ishte mbajtur prej ditësh në repartin e patologjisë së spitalit. Sot është transportuar në reanimacion pasi ka shfaqur komplikacione.

Nga ana tjetër mësohet se 4 pjestarë të stafit mjekësor që kanë patur kontakt me të janë vetëizoluar dhe pritet të dalin rezultatet e analizave të tyre.

Në repartin e infektivit të Durrësit janë izoluar gjithashtu një burrë dhe një grua të moshës 65-vjeç pasi kanë shfaqur simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit. Ata janë kthyer para disa ditësh nga Italia ku kishin vizituar të afërmit e tyre. Atyre iu janë vendosur tamponët dhe pritet gjithashtu të dalin rezultatet e analizave. /Opinion.al

Share: