Home Approccio Italo Albanese “Kam një muaj që s’kam përqafuar fëmijët e mi”/ Mjekja shqiptare në...

“Kam një muaj që s’kam përqafuar fëmijët e mi”/ Mjekja shqiptare në Milano: Jemi në një situatë lufte

Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, Eni, mjeke shqiptare në Milano raportoi gjendjen aktuale të spitaleve në Lombardi.

“Aktualisht janë 31,506 të prekur dhe 2,503 viktima. Kemi shumë mungesa në personal, specialistët që kemi janë aktivë 24 orë në 24. Nuk ia dalim dot të mbulojmë të gjitha rojet e natës. Në spitalin tim nuk po bëhen operacione, kemi hyrë në një qark urgjence ne të rrethit të Lombardisë, vetëm operacione urgjente, persona që kanë nevojë për shembull për bypass ose infarkt. Jemi në një moment tragjik, situatë lufte”, rrëfeu mjekja.

Më tej shtoi:

“Në këtë moment po punojmë vetëm me urgjencat. Kemi të shtruar me Covid-19, kemi edhe të infektuar nga radhët e mjekëve dhe infermierëve. Kam një muaj që nuk kam përqafuar fëmijët  e mi. S’është e vërtet që është një grip i thjeshtë, që ne e kemi kaluar, nuk ekzistojnë terapi për të kuruar këtë lloj gripi.”

Top Channel

Share: