Home KRYESORE Koronavirus/Historia dramatike e 26-vjeçares me kancer pa kimioterapi, spitalet të tejmbushur

Koronavirus/Historia dramatike e 26-vjeçares me kancer pa kimioterapi, spitalet të tejmbushur

Kur një paciente me kancer u bllokua në një pikë kontrolli në Kinë, fotografia e lotëve të nënës së saj bëri xhiron e botës. Por çfarë kishte ndodhur me të?

Me njërën dorë Lu Yuejin mbante një shportë dhe një çantë me rroba. Me tjetrën, mbante shtrënguar jorganin që mbulonte trupin e së bijës. Hu Ping kishte nevojë për jorganin që të rrinte ngrohtë. Por më shumë akoma, ajo ka nevojë të largohet nga Hubei, provinca ku jeton.  26-vjeçarja ka nisur kimioterapinë  në  Wuhan, në janar, por shpërthimi i koronavirusit i ka mbipopulluar spitalet. Më 28 janar në spital i thanë që nuk ka më dhoma.

Familja provoi edhe 10 spitale të tjera në zonë, por asnjë nuk kishte shtrat bosh. Hu Ping jeton pranë kufirit, kështu që e ëma u përpoq të hyjë në provincën Jiangxi. Por në urën mbi lumin Yangtze kuptuan që nuk munden.

Ishte e pamundur të largoheshin dhe Hu Ping nuk kishte të drejtë kalimi. Kur Lu Yuejin e mori vesh nisi të qajë. “Ju lutem pranoni vajzën time, unë nuk dua të shkoj. Ju lutem lini vetëm vajzën time”. Pranë saj u gjendën dy gazetarë të agjencisë “Reuters” – Martin Pollard dhe Thomas Peter.

“Vajza ka nevojë të shkojë në spital.ka nevojë të marr trajtimin,por ata nuk në lanë. Gjithçka dua është të shpëtoj jetën e saj”. Ndërkohë që Lu Yuejin lutej të kalonte në anën tjetër, Hu Ping u ul në tokë me jorganin e saj. Pas një ore një ambulancë erdhi dhe e mori. Ato u lejuan. Pollard and Peter e treguan historinë e tyre dhe e gjithë bota pa lotët e Lu Yuejin. Por çfarë ndodhi më pas, askush nuk e dinte, derisa BBC, kontaktoi me të fejuarin e saj.

“Ajo ndodhet në spital dhe po merr ndihmën mjekësore”, ka treguar ai./Opinion.al

Share: