Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar në lidhje me situatën e koronavirusit në vendin tonë.
Me anë të një statusi në Twitter, thuhet se BE po punon në të gjitha drejtimet për të trajtuar shpërthimin e COVID-19 dhe theksohet se BE është në kontakt të ngushtë me qeverinë.
“BE po punon në të gjitha drejtimet për të trajtuar shpërthimin e COVID-19, përfshirë koordinimin e veprimeve të shteteve anëtare &mobilizimin e ndihmës financiare.
Jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë, të gatshëm për të mbështetur përpjekjet për një përgjigje të koordinuar”, mbyllet postimi./Opinion.al