Home KRYESORE Koronavirusi, shërohen 31 persona në Shqipëri

Koronavirusi, shërohen 31 persona në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë deklaroi ditën e sotme se në total në vendin tonë janë shëruar 31 persona të prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë, ka shkuar në 186 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19.

“Deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.”/Opinion.al

Share: