Home POEZI Lamtumira e pathënë…

Lamtumira e pathënë…

Nga Gladiola Busulla

Lamtumira e pathënë.
Ëndrra që i pëshpëritet nënkresës.
Lutja ime endacake,
në qiellin eter –
me grumbuj dëbore.
Deliri i pashpresë,
i një shprese që nuk vdes…
Emërshkërmoqur …
Portretshformuar…
Mes tingujve të zemrës,
gjithnjë të gjej.
Rreze dielli…
Lehtas dua,
të të prek.
Përse ti,
në lëvizjen më të vogël
të gishtërinjve perëndon…
E pas horizontit fshihesh?!

Share: