Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka njoftuar se masat e kërkuara nga qeveria nuk po zbatohen nga qytetarët.
Ajo është shprehur se do të ketë gjoba për lokalet, baret, restorantet që nuk mbyllen si dhe gjobë për personat që nuk vetë karantinohen nëse vijnë nga zonat e prekura nga Koronavirusi.
Manastirliu:
Qytetarët nuk e kanë marrë me seriozitet situatën për shmangien e bareve edhe pas thirrjeve të përsëritura nga ana jonë por edhe jehonën që kanë dhënë mediat.
Kjo nuk është një kohë për të sfiduar armikun.
Kjo është një kohë për të treguar kujdes maksimal që nëse mos të kemi pasoja që nëse mund ti shmangim.
Ju bëj me dije se në cilësinë e ministres
“Bazuar në sugjerimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, qeveria do të përshkallëzojë masat për frenimin e përhapjes së koranavirusit COVID-19, as duke u nxituar, por as duke u vonuar”, tha Manastirliu.
Masat e reja të propozuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve janë si vijojnë:
1. Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.
2. Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.
3. Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.
4. Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.
5. Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me siper, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj.
Ministrja Manastirliu deklaroi se kjo nuk është një kohë për të sfiduar armikun me papërgjegjshmëri, por për t’u mbrojtur prej tij me përgjegjësi prindërore, familjare dhe në fund ligjore.
Ministrja Manastirliu komunikoi gjithashtu, se, që nga nesër konferencat për shtyp për informimin e publikut do të jenë në formë virtuale për të shmangur mbipopullimin me gazetarë dhe kameramanë që nuk është aspak i rekomandueshëm në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së COVID-19.
Top Channel