Home KRYESORE Mesazhi për infermiere Valbonën: Kur largohet nga puna, lutet të mos ketë...

Mesazhi për infermiere Valbonën: Kur largohet nga puna, lutet të mos ketë marrë plumba për të mos vrarë padashur të bijën

Kjo është Valbona, një nga dhjetëra e më shumë infermiere që në Shqipëri por përballen me koronavirusin.

Fytyra e saj po shpërndahet në rrjetet sociale si imazh i kohës që po kalojmë.

Valbona e ka fytyrën gjithë shenja nga maska por ajo duhet të përballet çdo ditë dhe me një shqetësim tjetër, pasi duhet të lutet që të mos infektojë vajzën e saj të sëmurë në shtëpi kur kthehet nga puna.

“BETIMI I VALBONES: 🇦🇱 VALBONA është një ndër infermieret që po lufton në fushë-betejën e COVID 1 pranë Spitalit Infektiv. Forca dhe përkushtimi janë dy armët e saj të ftohta. E vendosur në vijën e parë të luftës, bashkë me mjekë e infermierë të tjerë, BONA, emri i së cilës, është në thelb shërbim, vazhdon misionin jetëdashës. Njësoj si kolegët e saj italianë, spanjollë apo grekë, në fytyrën e saj ka plagë, që janë më të paktat që lufta mund të shkaktojë. Plagët më të mëdha nuk duken. 

Në darkë apo mëngjes, ajo duhet të kthehet në shtëpi, tek vajza e saj, e cila ka kaluar një sëmundje të vështirë dhe në çdo rast nuk duhet të ketë asnjë kontakt me virusin. Teksa largohet nga puna ajo lutet që plumbat e marrë gjatë shërbimit t’i ketë lënë në fushë-betejë, për të mos vrarë me ta padashur të bijën. Betohem solemnisht përpara Zotit…Kështu nis betimi i infermierit, dhe Bona po e përmbush atë, para Zotit, vetes dhe nesh. Në lagjen time ku ajo banon, mjafton që ta thërrasësh nga ballkoni për t’u gjendur pranë në çast. VALBONA është sot HEROINA. FALEMINDERIT DHE ZOTI QOFTE ME TY!🙏 Ta shpërndajmë në formë solidariteti”.

Top Channel

Share: