Home KRYESORE Meta ‘kërcënoi’ me shpërndarje parlamenti, Ruçi: Më obligon Kushtetuta të mirëpres presidentin...

Meta ‘kërcënoi’ me shpërndarje parlamenti, Ruçi: Më obligon Kushtetuta të mirëpres presidentin sa herë që dëshiron të vizitojë Kuvendin

Tiranë- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë konferencës me Presidentin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, deklaroi se marrdhëniet e tij me Ilir Metën i përcakton qartë Kushtetuta. Referuar deklaratës së Presidentit Meta për shpërndarje parlamenti, Ruçi theksoi se Meta është i mirëpritur në Parlament,  pasi e detyron Kushtetuta ta mirëpresë.

“Marrëdhëniet e mia me presidentin nuk ka pse të shpik rrotën i ka përcaktuar qartë Kushtetuta e Shqipërisë. Parlamenti një nga funksionet kryesore është ai legjislativ  të bëjë ligjet, siç presidenti ka të drejtë të kthejë ose dekretojë ligje. Secili institucion është sovran si parlamenti dhe presidenti për dekretet që miraton apo kthen për rishqyrtuar në kuvend. Këto të fundit parlamenti do i shqyrtojë dhe unë flas me votën time në Kuvend.  Më obligon Kushtetuta të mirëpresë presidentin sa herë që dëshiron të vizitojë parlamentin. Ose do të mirëprisja apo lexoja çdo mesazh që ai do t’i drejtonte me shkrim parlamentit””, u shpreh Ruçi. Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 2 mars  Ilir Meta zhvilloi manifestimin kundër grushtit të shtetit. Në tubimin e 2 marsit, Meta firmosi para sovranit dekretin e tij të parë për rrëzimin e marrjes së kompetencave të Presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke i dhënë kohë maxhorancës deri më 15 mars për të kaluar ligjin për Reformën Elektorale. Ndryshe sipas Metës, ai do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit. Ndërsa tred ditë më parë ai publikoi edhe argumentet për kthimin e pr/ligjit në Kuvend. Gjithashtu gjatë fjalës para qytetarëve Meta mori në dorë dhe një flamur amerikan, e ky gjest ngjalli debate. Pas përfundimit të manifestimit reagoi ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila shprehu habinë pse u valëvit flamuri i vendit të saj në atë që ajo e quajti protestë. Meta i pyetur për këtë deklaratë tha se nuk kishte asnjë koment.

J.V/Dosja.al 

Share: