Home KRYESORE Mjeku Dasho: Kur një ministër apo politikan nis të bëjë punën e...

Mjeku Dasho: Kur një ministër apo politikan nis të bëjë punën e nje mjeku, puna bëhet lëmsh!

Nga Erion Dasho

Para disa ditësh nisi histeria e radhës – një ministër francez paralajmëroi kundër përdorimit të ibuprofenit në rastet e infektuara me COVID-19.

Një shembull tipik i asaj që ndodh kur politika përzihet aty ku nuk i takon. Një politikan mund të bëjë thirrje për respektim të masave të karantinës, larjes së duarve apo masave të tjera me karakter ligjor apo të shëndetit publik që janë brenda mundësive te tij/saj interpretuese.

Kur një ministër apo politikan nis të bëjë punën e nje mjeku, puna bëhet lëmsh!

  1. Për këshilla profesionale mjeksore të karakterit të përgjithshëm dhe për të mësuar mbi masat mbrojtëse, drejtohuni tek komunikimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Urgjencës Mjeksore.
  2. Në se ju ose familjarët tuaj keni shqetesime telefononi menjëherë 127 (vetëm kur keni probleme dhe jo për keshilla pasi linjat bllokohen dhe pengojnë ata që kanë nevojë realisht).
  3. Për këshilla të personalizuara, bisedoni në telefon me mjekun tuaj të familjes.

Deri tani, tre këshilla janë provuar të suksesshme: lani duart, respektoni karantinën dhe kufizoni kontaktet e panevojshme sociale.

Share: