Home KRYESORE Mjeku francez tregon kombinimin shpresëdhënës:U testua tek 80 të infektuar

Mjeku francez tregon kombinimin shpresëdhënës:U testua tek 80 të infektuar

Mjeku francez, Didier Raoult, ka publikuar rezultatet e studimit të tij të dytë mbi kombinimimin e hidroksiklorokinës me azitromicinë, për të mposhtur koronavirusin.

Mes shumë polemikash që prej botimit të studimit të parë të kryer mbi 24 pacientë, mjeku këmbëngul se marrja e hidroksiklorokinës është e vetmja mënyrë për të luftuar në mënyrë efektive kundër Covid-19.

Studimi i tij i dytë konsiston në një ndjekje më të gjatë në kohë të pacientëve , 6 deri në 10 ditë, dhe një grup më të madh të pacientëve, konkretisht 80 persona.

Sipas rezultateve të këtij studimi, 80 pacientë të shtruar në Marsejë për Covid-19 morën hidroksiklorokinë të kombinuar me azitromicinë (një antibiotik konvencional) për 6 deri në 10 ditë.

78 nga këta 80 pacientë pësuan përmirësim të shpejtë klinik dhe u larguan nga spitali brenda dhjetë ditësh. Nga dy pacientët e mbetur, njëri, 74 vjeç, është ende në kujdes intensiv dhe tjetri, 86 vjeç, ka humbur jetën. Shumica e pacientëve gjithashtu pësuan një rënie shumë të shpejtë (një javë ose më pak) në ngarkesën e tyre virale.

Nëse shkalla e vdekshmërisë e shënuar në këtë studim duket e afërt me atë të vërejtur që nga fillimi i kësaj epidemie në popullatën e patrajtuar, është ulja e shpejtë e ngarkesës virale tek pacientët ajo që jep shpresë. Në ditën e 8-të të trajtimit, pothuajse të gjithë (93% e pacientëve) ishin negativë pas testimit.

Nga ana e tij profesori u bën thirrje ekipeve të tjera që “të vlerësojnë urgjentisht kosto-efektivitetin e kësaj strategjie terapeutike për të parandaluar sa më shumë përhapjen e sëmundjes, si dhe për të trajtuar pacientët sa më shpejt që të jetë e mundur, para se të ndodhin çrregullime serioze të frymëmarrjes”.

Por a është hidroksilklorina, produkti që pritet të luftojë koronavirusin? Ky studim i kryer nga doktori në klinikën e tij, ka hasur edhe në kundërshti dhe ka shkaktuar polemika, veçanërisht sepse trajtimi zhvillohet menjëherë sapo sëmundja deklarohet./Opinion.al

Share: