Home KRYESORE Mjeku i njohur: askush të mos marrë medikamente për të cilat dëgjon...

Mjeku i njohur: askush të mos marrë medikamente për të cilat dëgjon në media ose lexon online

Nga Dr. Erion Dasho

Para disa ditësh u shpreha se një Ministër francez gaboi kur përmendi emra medikamentesh të veçanta. Të njëjtin gabim bëri Trampi kur përmendi klorokinën, azotromicinën, etj.

Dje një burrë në USA vdiq dhe bashkëshortja e tij është në gjendje të rëndë sepse konsumoi klorokinë të destinuar për përdorim tek peshqit.

Mesazhi 1: politika ka rëndësi shumë të madhe për luftën kundër koronavirusit, por me mesazhet e tyre nuk duhet të ngatërrohen në fusha ku nuk janë kompetentë.

Mesazhi 2: askush të mos marrë medikamente për të cilat dëgjon në media ose lexon online. Për çdo këshillë telefono mjekun e familjes dhe për çdo problem shëndetësor lidhur me koronavirusin telefono 127.

Respektoni kufizimet dhe zbatoni masat e higjenës vetjake!

Share: