Home KRYESORE Në spital nuk janë as 20 e as 30, por 100 nxënës”/...

Në spital nuk janë as 20 e as 30, por 100 nxënës”/ Ngjarja në Fier, Luan Baçi: Drejtuesit e policisë po fshehin të vërtetën

Pas ngjarjes ku dhjetëra nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme në Fier janë dërguar me urgjencë mesditën e së mërkurës si pasojë e problemeve në rrugët e frymëmarrjes, një prononcim për media vjen nga kreu i PD-së në Fier, Luan Baci.

Ai shprehet se ngjarja e përsëritur në gjimnazin e Fierit është shumë e rëndë. Sipas tij drejtuesit e policisë, ato të bashkisë dhe drejtorisë arsimore po i fshehin të vërtetat e ngjarjes.

Fjala e plotë:

“Një problem i përsëritur. Do doja të nisja që nga ndodhia e parë, po në të njëjtën shkollë, po të njëjtën shkak, i cili nuk dihet akoma, përsëritja e sotme por me përmasa më të mëdha dhe dramatike. Ngjarja është shumë e rëndë. Ka një përkujdesje dhe një kombinim të shkëlqyer të drejtorisë së policisë asaj arsimore dhe të spitalit për të fshehur të vërtetën. Sipas informacioneve që kam, një rast i tillë është përsëritur në një autobus të linjës urbane Fier-Levan, para disa ditësh. Sot kanë dalë në një konkluzion paraprak të përdorimit të një lloj spraji bllokues, paralizues. Përse organet e policisë nuk e hetuan më parë? Sipas informacioneve, kanë pasur një ndalim të një fëmijë 14-vjeçar nga policia dhe është lënë i lirë. Janë bërë kontrolle në shtëpinë e këtij nxënësi por përsëri nuk kanë dalë në konkluzione përfundimtare.

Në spital nuk janë as 20 dhe as 30 por janë 100 nxënës që ndodhen brenda në spital dhe janë shumë të tjerë që po i sjellin herë pas here”. 

Top Channel

Share: