Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, se autoritetet angleze kanë njoftuar për shtetasit e huaj, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19 do të ketë zgjatje të vizës.
Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga vendi (MB) për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.
Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.
MEPJ udhëzon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në këtë situatë, të kontaktojnë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës së e-mailit [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Drejtoria e Diplomacisë Ekonomike, Publike dhe Diasporës