Home Gjeo-Ekonomia Nuk është grip i thjeshtë! Ja Masat si ta përballojmë:

Nuk është grip i thjeshtë! Ja Masat si ta përballojmë:

Nga Erion Dasho*

Masat anti-koronavirus janë duke dhënë efekt në të gjithë vendet ku po zbatohen, por karantina nuk mund të vazhdojë përjetësisht deri sa të zbulohet një vaksinë (që mund të kërkojë deri një vit) apo mjekimi kundër virusit. Efektin e karantinës mbi ekonominë nuk mund ta përballojnë as ekonomi shumë të forta (dhe ato jo për një kohë të gjatë). Po kështu nuk mund të injorohet ndikimi i saj social.

Në këto kushte, shtete të ndryshme (Anglia e hodhi e para idenë) janë duke punuar për të arritur imunitetin e grupit, d.m.th. të sigurojnë që më shumë se gjysma e popullatës të fitojë imunitet.

Në mungesë të vaksinës, rruga tjetër për të fituar imunitet është lë lejosh një transmetim “të kontrolluar” të virusit duke u përpjekur:

  1. Të mos ketë shpërthime si në Wuhan apo Lombardi, ku për shkak të rritjes së pakontrolluar të numrit të rasteve, spitalet nuk qenë në gjendje të kujdesen për të gjithë të sëmurët.
  2. Të mos preken ato kategori që janë më të rrezikuara nga virusi – personat mbi 60-65 vjeç dhe të sëmurët kronikë.

    “Epidemia e kontrolluar” në popullatë synon që ajo që preket nga virusi të jetë popullata me moshë të re dhe të arrihet sa më shpejt masa 60-70% e të infektuarve, por pa krijuar asnjë moment pik të sëmundjes.
  3. Studimet tregojnë se, në grup moshën nën 50-60 vjeç, pjesa më e madhe e të infektuarve jo vetëm që nuk “sëmuret” por edhe mund të mos e marrë vesh që ka qënë e infektuar nga virusi. Ata e kalojnë “në këmbë” sëmundjen dhe fitojnë imunitet. Në fazën kur pjesa më e madhe e popullsisë krijon imunitet, epidemia zhduket vetiu.
  4. Çfarë ndodh kur nuk krijohet imuniteti i grupit?
  5. Me kaq sa dimë deri tani dhe në mungesë të vaksinës, rreziku është që epidemia mund të dalë nga kontrolli kur lirohen apo nuk respektohen masat e karantinës dhe izolimit. Në fakt, kjo ndodhi në Itali kur masat nuk u zbatuan dhe epidemia mori këto përmasa që ka sot.
  6. Çfarë mund të bëhet në Shqipëri?
    Unë mendoj se duhen analizuar e plotë situata dhe të fillojë të lejohet transmetimi i kontrolluar si në Gjermani, Angli, Francë, etj. duke liruar në fillim ato masa që kanë potencial të ndihmojnë ekonominë. Studimet tregojnë se përgjegjësia për transmetimin ndahet midis shkollave, qendrave të punës, shtepisë dhe komunitetit. Shkolla dhe universiteti janë përgjegjës për transmetimin e virusit në 30-35% të rasteve, mjediset komunitare në 30-35% dhe familja në 30-35%.
    Një opsion do të ishte:
  7. Mbyllja e këtij viti shkollor nëpërmjet shkollës online dhe shtrirja e saj edhe në priudhën e verës. Bazuar në njohuritë e deritanishme, mbyllja e shkollave eliminon gati një të tretën e rrezikut për transmetim të virusit.
  8. Duke forcuar masat e izolimit të rasteve dhe karantinimit të familjarëve, eliminohet edhe një pjesë e madhe e një të tretës tjetër të riskut (kjo nuk mund të eliminohet plotësisht për shkak të rasteve asimptomatike dhe atyre që edhe testimi me tampon nuk arrin t’i zbulojë).
  9. Mund të lejohet një pjesë e madhe e aktivitetit ekonomik, por duke i monitoruar me shumë kujdes. Bizneset që do të lejohet të funksionojnë do të kenë nevojë për survejancë epidemiologjike, tamponim, etj.
  10. Ndalim qarkullimi për personal me moshë mbi 70 vjeç (kjo në të mirë të tyre por edhe të sistemit shëndetësor).
  11. Të mbahet një sistem përgjigje gati – në rast se shihet një rritje e rrezikshme e numrit të rasteve, rivendoset menjëherë sistemi i karantinës.
    Deri sa dikush të mendojë dhe të gjykojë rreth këtyre opsioneve, karantina mbetet zgjidhja e vetme dhe respektimi i saj i detyrueshëm.

Ps: autori është mjek dhe punon në Rumani

Share: