Home Approccio Italo Albanese Parate nuk jane gjithcka. Kurse mirenjohja nuk blihet.

Parate nuk jane gjithcka. Kurse mirenjohja nuk blihet.

Shqiponja fluturon krenare ne qiellin e Europes

Nga Klodian Tomori

Dergimi i mjekeve ne Bergamo mund te jete gjesti me i vlefshem humanitar qe ka bere ndonjehere Shqiperia.

Kam lexuar sot thuajse te gjitha komentet ne mediat italiane. Kurre me pare nuk kam pare ndonje vleresim kaq te madh per Shqiperine. Dhe jo vetem nga politikanet, por masivisht nga qytetaret e thjeshte te Italise.

Ne mund te kemi bere sakrifica edhe me te medha si strehimi i muxhahedineve apo gatishmeria per te marre armet kimike te Sirise. Por me shume se humanizem ato kane qene servilizem ose vendime te diktuara nga inferioriteti i te qenit vend i vogel.

Por sot ishte ndryshe. Sot, me prapambetjen tone, me varferine tone e ndoshta edhe me “primitivizmin” tone i kemi dhene nje leksion modest Europes se Qyeteruar ne Veri. Parate nuk jane gjithcka. Kurse mirenjohja nuk blihet.

Shqiponja fluturon krenare ne qiellin e Europes.

Share: