Home KRYESORE Pas rrëzimit të qeverisë Isa Mustafa tregon me kë do të bashkëpunojë

Pas rrëzimit të qeverisë Isa Mustafa tregon me kë do të bashkëpunojë

Parlamenti i Kosovës votoi me 82 vota pro rrëzimin e qeverisë Kurti. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa ka deklaruar se ky vendim nuk e bën as të kënaqur por as të zhgënjyer.

Në një emision televiziv në Kosovë, Mustafa i cili është iniciuesi i mocionit që rrëzoi qeverinë, tha se brenda koalicionit ka patur ndasi të thella.

‘’Ka pasur kërkesa nga BE për heqjen e tarifës dhe vazhdimin e dialogut dhe masat e SHBA’së që për herë të parë janë marrë ndaj Kosovës dhe për herë të parë jemi ne viktima të sanksioneve dhe jo serbia që i ka bërë gjithë të këqijatndaj Kosovës. Si dhe shkarkimi i Minsitrit të punëve të brendshme dhe adminsitratës publike Agim Veliu. Nëse i keni parë sot debatet shihej se vlohej dicka nga brenda dhe nuk ishte dicka që shkonte krejtësosht në rregull. Mospajtimet ishin të thella mirë që u votua mocioni’’, tha ai.

Sa i përket të ardhmes ai tha se LDK nuk do të bashkëpunojë me PDK-në për formimin e një qeverie të re por paralajmëroi  se do të kërkojë bashkëpunim me AAK-në, Nismën dhe minoritetet.

‘’Vendimet merren në bazë të vullnetit të brendshëm të organeve dhe nuk shkojmë asesi me PDK’në. Do kërkojmë bashkëpunim me Nismën, AAK’në dhe minoritetet. Kam pasur vërejtje dhe i kam ende. Por duhet të jemi të kujdesshëm nëse arrijmë marrëveshje me AAK’në, Nismën dhe minoritet do insistojmë që asnjë prej protagonistëve të mos ketë rol të njëjtë. VV do të marrë mandatin pasi ajo është e kryer me Kushtetutë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nëqoftëse VV nuk e bën atëherë presidenti përdor diskrecionin e tij dhe zgjedhë dikë tjetër’’, shtoi Mustafa. /Opinion.al

Share: