Home KRYESORE Pensionet në shtëpi, Posta vë dy numra në dispozicion për informacione

Pensionet në shtëpi, Posta vë dy numra në dispozicion për informacione

Në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit veçanërisht tek moshat e treta, autoritetet shtetërore kanë vendosur shpërndarjen e pensioneve në banesa.

Kështu, Posta Shqiptare njofton se të gjithë pensionistët e qarkut të Tiranës mund të telefonojnë në dy numra për çdo paqartësi ose informacion për pensionin e tyre.

“Njoftim i POSTA SHQIPTARE , mbi shpërndarjen e pensionit në banesë

Të gjithë pensionistët e Qarkut Tiranë, përveç informacioneve të afishuara në zyrat postare dhe në faqen zyrtare të Postës Shqiptare, për çdo informacion apo paqartësi në lidhje me shpërndarjen e pensioneve në adresë mund të kontaktojnë në numrat e kontaktit të Filialit të Postës Tiranë:
0692285591
0694316998”,
shkruahet në njoftim./Opinion.al

Share: