Home Gjeo-Ekonomia Përse emigrojnë shqiptarët? 39 mijë vetë emigruan gjatë 2018-ës

Përse emigrojnë shqiptarët? 39 mijë vetë emigruan gjatë 2018-ës

Fjalët që po përdoren më shumë kohët e fundit janë “Koronavirus” dhe “Do emigroj”.

Ekspertët thonë se po ikin mosha më vitale e vendit, të aftë për të ndërtuar familjen dhe shoqërinë, madje po ikin edhe njerëz me standard jetese. Gjatë 2018 rreth 39 mijë shqiptarë emigruan.

“Unë jam student dhe masterin do të shkoj ta bëj jashtë. Shumica e shokëve të gjimnazit kanë emigruar jashtë shtetit dhe janë sistemuar të gjithë. Unë punoj menaxher lokalesh dhe nëpër tavolina dëgjoj biseda mes shokësh, që e kanë mendjen për jashtë. Unë jam usta dhe më thonë shokët e mi, që në Angli, një profesionist si unë paguhet 250 paundë ose gati 300 mijë lekë, dita. Ne pensionistët do mbetemi këtu. Pse kjo mbesa ime që po pret vizën, mendon ti se do të kthehet ndonjë ditë. Asnjëherë! Unë kam qenë jashtë, por jam më mirë këtu. Tallen shokët me mua. 80 % e rrethit tim shoqëror dhe miqësor kanë emigruar”.

Top Channel

Share: