Pak minuta para se t’i bashkohet manifestimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Presidenti Ilir Meta jep një mesazh nga zyra e tij në Presidencë.
Kreu i Shtetit ka publikuar një video në “Facebook”, ku thekson se sot nis pranvera kuqezi dhe nuk do të ndalet deri në rivendosjen e sovranitetit.
“Të dashur motra dhe vëllezër, edhe pak minuta dhe kam nderin e jashtëzakonshëm që të bashkohem me të gjithë ju në këtë pranverë kuqezi, që nis sot dhe nuk ndalet deri në rivendosjen e sovranitetit tuaj. Liri dhe demokraci për Shqipërinë si gjithë Evropa, sot më 2 mars”, shprehet Meta.