Pas polemikave lidhur me testimet për koronavirusin, kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafikë me shifra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në grafikun e publikuar nga Rama, Shqipëria paraqitet e dyta në Ballkanin Perëndimor sa i përket testimeve me 605 të tilla, 200 më pak se Kroacia e cila ka numrin më të lartë të testimeve.
Po ashtu Serbia që ka numër të njëjtë të infektuarish sa Shqipëria ka kryer gjysmat e testimeve që ka bërë vendi ynë.
Ndërkohë, numër të ulët testimesh kanë edhe Bosnja, Kosova apo Mali i Zi dhe pse kanë shumë më pak pacientë.
Postimi i Ramës
🔴 JA SA TESTE COVID-19 JANË BËRË DERI DJE NË RAJONIN TONË
(Sqaroj se mungon Maqedonia e Veriut sepse nuk dispononim shifrën e konfirmuar zyrtarisht të ditës së djeshme)./ Opinion.al
43