Në tokën e Shqiponjave ushqimi i mirë dhe ngrënia e shëndetshme kanë një emër të vetëm N.Neranxi
Plot 30 vjet aktivitet në importimin dhe përpunimin e lëndëve të para dhe të industrisë ushqimore në Shqipëri dhe Kosovë, një rrugëtim i gjatë drejt rritjes, i cili ka bërë që presidenti i një kompanie të suksesshme në treg, Z. Nikollaq Neranxi, të jetë një model referimi në sektorin e Industrisë Ushqimore dhe të Hotelerisë në Shqipëri dhe Kosove.
Por nuk ka qënë aspak e thjeshtë të spikatësh në një vend i cili për shumë vjet ka qenë nën regjimin Komunist e që më pas, të mund të hidhte hapat e parë jo shumë të sigurt, drejt një fushe të re dhe kaotike për vendin, pra të ekonomisë së tregut. Por kompania N.Neranxi ka vënë në lëvizje mjetet e duhura, duke qëndruar e lidhur ngushtë me bashkëpunime që vështirë se dështojnë, duke vënë në dukje aftësitë largpamëse që disponon drejtimi i saj me forcën e shpirtit të sakrifices, deri sa arriti të kthehej në një “model suksesi”.
Në ditët e sotme N.Neranxi mbulon komplet fushat e ekonomisë së tregut, fushës së ristoracionit dhe trajnimeve. Rrjeti i filialeve të kësaj Kompanie është në rritje të vazhdueshme, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Por, vendet Ballkanike nuk mjaftojnë… së fundmi N.Neranxi ka krijuar një zinxhir ose rrjet pikash shitje edhe në Britaninë e Madhe, ku përveç biznesit, ka një kthesë të madhe në imazh gjë që lejon të konsolidojë edhe më tepër markën e vetë dhe rolin si kompani lider, qoftë në tregjet Ballkanike por edhe përtej tyre.
Informacione, trajnime dhe kultura e një ushqyerje të mirë
Gjatë aktivitetit të vetë “N.Neranxi” ka kryer gjithmonë një aktivitet të jashtëzakonshëm edukativ dhe sensibilizues edhe kundrejt specialistëve të artit kulinar mbi cilësinë dhe larminë e produkteve të veta. Në çdo Bar, Restorant, Fast – Food, Pastiçeri, Xhelateri, Shërbime Cateringu, rregulli i kësaj Kompanie ka qenë edukimi dhe trajnimi, ndaj prej kësaj strategjie këmbëngulëse, që prej 10 vjetësh ka lindur ”Instituti Kulinar Neranxi”.
Kanë qenë 10 vite të gjata dhe të pasura me eksperienca dhe vlera të shtuara, ku specialistë të fushave të ndryshme të kulinarisë diplomohen çdo vit. Një kompani gjigante e drejtuar nga një menaxher i madh, vizionar, i aftë si presidenti i saj, z. Nikollaq Neranxi.
Klodi dhe Franci
Por kompanitë bëhen të mëdha dhe të famshme, edhe nëpërmjet punës së palodhur të profesionistëve të mëdhenj dhe në rastin e N.Neranxi-t, emrat që spikasin janë Klodi Gurra dhe Franc Kanapari.
Fytyra përherë të qeshura, përgatitje e përsosur dhe përherë të gatshëm për të mësuar dhe për të përmirësuar veten. Klodi i lindur dhe banues në Tiranë, tregon për gazetën tonë “Pizza & Core: “ Kam mbaruar studimet e mija në shkollën e Hoteleri Turizmit, pra menaxhim Hotelerie dhe për 10 vitesh kam punuar pranë kompanisë N.Neranxi si specialist xhelaterie dhe ekspert i prodhimeve të brumit, gjithashtu edhe si docent pranë “Institutit Kulinar Neranxi”.
Përveçse u jap asistencën time profesionale klientëve të N.Neranxi, në këtë kompani prestigjoze në Shqipëri, e cila është më e mira në vendin tonë për sa i përket fushës së gastronomisë, kam patur mundësinë dhe fatin të njihem dhe të shkëmbej eksperiencën time edhe me të tjera kompani ndërkombëtare me të cilat kemi raporte biznesi. Një experience thelbësore e cila stimulon vazhdimisht dëshirën time për të mësuar, urinë për dije dhe vullnetin tim për tu përmirësuar në vazhdim.
Po aq sa Klodi, dëshirë për të mësuar ka edhe Franci i cili nuk është më pak i aftë si ekspert i prodhimeve të brumit dhe picerisë. Ai ka mbaruar studimet në Liceun Artistik të qytetit të Kavajës, ku ka lindur dhe banon aktualisht.
Ai thotë se: Pas liceut kam mbaruar kursin e prodhimeve të brumit pranë “Institutit Kulinar Neranxi”. Në përfundim të kursit, duke patur parasysh dëshirat e mija dhe rezultatet e arritura, mu propozua punësimi në Kompaninë N.Neranxi dhe kjo bëri që prej 6 vitesh të jem pjesë e stafit të Institutit, si docent për kursin e prodhimeve të brumit të markës “Neranxi” dhe si teknik specialist në bashkëpunime të vazhdueshme që ndjek kompania me të tjera biznese kombëtare dhe ndërkombëtare të kësaj fushe, të cilëve u ofrohet eksperienca jonë dhe po ashtu, edhe pranë strukturave që janë pronë e vetë kompanisë!
Të përgatitësh piatanca dhe të kënaqësh pritshmëritë e klientëve duke i bërë për vete, ka qënë gjithmonë ëndrra ime, që në fakt, falë kësaj kompanie, kam mundësinë ta realizoj çdo ditë. Perfeksioni kërkon perfeksionin, dhe s’kish si të ndodhte ndryshe…
N.Neranxi nuk mundej veçse ti hapte rrugë bashkëpunimit me një shoqëri Italiane biznesi si “Italmill”, dy diva të fushave respektive, një bashkëpunim fitimprurës dhe i pandalshëm, shkëmbim i vazhdueshëm i dijeve dhe shijeve, ashtu sikurse ka ndodhur në eventin më të fundit Sigep.
Ky event e ka gjetur Klodin dhe Francin të bashkëpunojnë pa u lodhur për të kënaqur miliona klientë dhe që e njohin shijen të cilët janë afruar tek stendat ku qëndronte “Italmill” ne Rimini!!