Marina ruse ka dislokuar luftanijen e katërt në brigjet mesdhetare të Sirisë teksa tensionet me Turqinë po përshkallëzohen në provincën veriperëndimore të Idlib.
Luftanija gjigande Novocherkassk u fotografua duke kaluar ngushticën e Bosforit vetëm disa ditë pasi Rusia dërgoi dy luftanije raketore drejt brigjeve siriane, ndërsa fregata e tretë ka qenë në Mesdhe prej dhjetorit.
Ankaraja ka nisur një fushatë ushtarake në Idlib kundër forcave qeveritare siriane që mbështeten nga Rusia me qëllim marrjen e bastionit rebel.
Turqia thotë se forcat siriane kanë vrarë 33 ushtarë turkë të enjten duke e çuar totalin e ushtarëve turq të vrarë në 54 vetëm në shkurt.Presidentët Vladimir Putin e Rexhep Tajip Erdogan do të takohen të enjten për uljen e tensioneve.
Top Channel