Home KRYESORE Sarkazma e aktivistes me performancën e qeverisë për koronavirusin

Sarkazma e aktivistes me performancën e qeverisë për koronavirusin

Për të gjithë vizionarët #Covid19Albania

Nga Aranita Brahaj


A e kujtoni muajin Janar kur tregonim barcaleta se zyrtarët në Rinas nuk bënin dot dallimin e një shtetasi Kinez me një shtetas çfarëdo tjetër aziatik!!!

Po atë momentin kur dhjetëra apo qindra student shqiptar në Kinë erdhën në fund të dhjetorit për fundviti në Atdhe.

Po tregtarët kinez të Medresesë që gazetarët I intervistuan taze duke i pyetur çfarë bëhet në Kinë, me distancë vetëm 20 cm të sapo mbërriturit (Kinez) dhe në vend që tu rrinin larg e te kërkonin karantinim, pyesnin me shqetësim se si ishin të afërmit në atdhe apo si do ja bënin për tregtinë mes tyre.

Besoj e dini se autoritetet shqiptare kur bëjnë statistika për janarin, shkurtin dhe fillim marsin nuk kanë shumë vullnet të evidentojnë saktë Vdekje sipas shkakut. Kemi 3 kategori të mëdha dhe themi: të vdekur nga vrasjet; të vdekur nga aksidentet dhe të vdekur nga shkaqe Natyrale,

Si shumë shkaqe natyrale kam dëgjuar në Shkurt.

Po miq tanë që kanë lënguar me temperaturë mbi 5 ditë, me djersë dhe disa më një kollë mbytëse që desh u ngatërrua me ankth e ca filluan edhe antidepresantët i mbani mend

E pra ka gjasa që Virusi në fjalë të na ketë goditur në fund Janari, të na ketë shkundur në Shkurt dhe të vijojë të bëjë punën e tij në Mars. Ndërsa ne vijojmë të mbetemi amatorë të çdo gjëje dhe tallemi me policin, nuk vigjilojmë si Gjermanët, nuk rrimë rehat pa bredh një cikë në Milano. Besojmë më shumë memo me vlonjat se statistika. Dëgjojmë më fort të gjatin se specialistët. Dhe pyesim me çudi “pse kaq mirë gjermanët”???

Pa ditur leksionin bazë Gjermani është profesionist nuk shpërqendrohet me telefon në orar pune, nuk e mbyll ditën në FB me memo, dhe ka qeverisje inteligjente e cila që në Janar ka bllokuar edhe xhelin dizifektues të dalë jashtë kufijve apo të shitet në mënyrë komerciale. Sa per Respiratoret ne Janar kishte 5 here me shume se Italia, te Mars i beri 10 here me shume.

Ah se harrova … #RriNshpi se te tjerat i di i madhi (ose i gjati)

Share: