Home KRYESORE SHBA po prodhon teste gjaku që identifikojnë kush ka imunitet nga Covid-19

SHBA po prodhon teste gjaku që identifikojnë kush ka imunitet nga Covid-19

Teksa e gjithë bota po lufton për të gjetur vaksinën e koronavirusit, laboratorë dhe kompani mjekësore në SHBA po nxitojnë të prodhojnë disa teste gjaku, të cilat do të zbulojnë se kush mund të ketë imunitet, një fakt i rëndësishëm në betejën për të parandaluar virusin.

Këto teste do të japin rezultate në 10 deri në 15 minuta dhe kjo e bën kontrollin më të lehtë se sa testet diagnostikuese të deritanishme. Ato identifikojnë shpejt antitrupat që luftojnë sëmundjen te njerëzit që tashmë janë infektuar, por mund të kenë pasur simptoma të lehta.

Ekspertët shprehen se virusi është i ri, ndaj mbetet për tu parë nëse njerëzit që prodhojnë antitrupa ndaj COVID-19 janë në të vërtetë imunë.

Sidoqoftë, edhe nëse kjo vërtetohet mbeten ende shumë pikëpyetje, por dy pyetjet thelbësore sipas mjekëve janë: A janë të mjaftueshme ato antitrupa për t’i mbrojtur ata që të mos ri-infektohen? Dhe sa do të zgjasë imuniteti?

Ekspertët e sëmundjes infektive thonë se imuniteti ndaj COVID-19 mund të zgjasë për disa muaj dhe mbase një vit ose më shumë bazuar në studimet e tyre për koronaviruse të tjera, përfshirë (SARS), e cila u shfaq në vitin 2003. Por, ata paralajmërojnë se nuk ka asnjë mënyrë që të dihet saktësisht se sa do të zgjaste imuniteti me COVID-19, dhe mund të ndryshojë nga personi në person./Opinion.al

Share: