Home Approccio Italo Albanese Si e pret Namik Dokle telefonatën e të bijës anesteziste në Bolonja...

Si e pret Namik Dokle telefonatën e të bijës anesteziste në Bolonja të Italisë

Tani kur Italia për shkak të gjëndjes së rëndë me koronavirusin ka rrëmbyer “një sy dhe një vesh“ të të gjithë botës, mendoni si e përjetojnë prindërit e shumë mjekëve shqiptarë që punojnë me vite atje dhe të cilët nuk janë të paktë dhe mbeten heronjtë e këtyre kohërave tragjike veçanërisht për Italinë?!

Njëri prej tyre, ose më mirë të themi, politikani i njohur Namik Dokle I cili i ka të dyja vajzat e tij mjeke. Ndërsa doktoreshë Anika Doklen e njohin të gjithë, sot politikani i njohur flet edhe për vajzën tjetër të tij, Manjola Doklen e cila është po ashtu mjeke dhe prej vitesh jeton e punon në Bolonja të Italisë si anesteziste.

Duket se këto ditë për politikanin me eksperiencë të gjatë, tingëllojnë shumë të vështira dhe ne pa koment tjetër sjellim në vëmëndjen tuaj statusin që vetë z. Dokle ka publikuar në faqen e tij në Facebook:

TELEFONATA e MENGJESIT…

E pres me padurim, gati ne ankth. T’i degjoj zerin qe te me thote, si cdo dite tjeter: “Jam mire, babushi, po luftojme!

Kujdesuni per njeri-tjetrin.” E pres edhe tani…

Kane kaluar 14 ore pa pushuar qe ajo po kujdeset per 36 te semure, gjashte prej te cileve ne terapi intensive, ne njerin nga spitalet e Bolonjes….

Dhe une pres…pres…pres…

Share: