Home KRYESORE Shqiptari u arratis nga burgu i Koridhalos në 2003, kapet pas 17...

Shqiptari u arratis nga burgu i Koridhalos në 2003, kapet pas 17 vitesh në arrati

GREQI

Një burrë shqiptar, 48 vjeç i arratisur nga burgu i Koridhalos që nga shkurti 2003 u arrestua mbrëmë në Sagiada Thesprotia, nga Rojet e Kufirit në Filiates.

Shqiptari u ndalua si pjesë e një kontrolli policor në rrethin e Sagiada. Prokuroria ishte në kërkim të tij pasi ai kishte shkelur lejen e burgut të dhënë më 22 shkurt 2003 për të mos u kthyer më në qeli, shkruajnë mediat greke.

Ai ishte dënuar me shtatë vjet heqje lirie nga Gjykata e  Apelit në Pentamelos, për prodhim të lëndëve narkotike. I arrestuari tashmë u dërgua në Prokurorinë e Thesprotisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Share: