Home KRYESORE Shtetrrethimi/ Policia vijon aksionin, gjoba dhe bllokime mjetesh

Shtetrrethimi/ Policia vijon aksionin, gjoba dhe bllokime mjetesh

Policia njofton se ka ndëshkuar me gjobë 10.000 lekë, 71 persona të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Më tej, policia sqaron se ka gjobitur edhe 24 administratorë pikash tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes./Opinion.al

Share: