Home KRYESORE Si operon sistemi shëndetësor shqiptar në raste pandemish të rrezikshme

Si operon sistemi shëndetësor shqiptar në raste pandemish të rrezikshme

Në vitin 2018 një ekip ekspertësh të shëndetësisë nga Shqipëria në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësie përgatiten një udhëzues për planin e përgjigjes së spitaleve në rast fatkeqësie, si natyrore, pandemike ose me arme kimike i vlefshëm edhe për koronavirusin.

Udhëzuesi që standardizon rregullat kombëtare me ato të OBSH-së u hartua nga Ardian Xinxo, Marcel Dubouloz, Petro Mersini, Dhimitër Kraja, Edmond Zaimi, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi, Pëllumb Pipero, Gazmend Bejtja dhe tashmë është në fuqi dhe jep edhe skemën e përgatitjes dhe reagimit edhe në rast pandemie të krijuar nga virus shkatërrues.

Udhëzuesi jep skemën se si spitalet dhe strukturat e shëndetësisë mund të menaxhojnë incidentet që nga niveli i ulët, mesëm dhe të lartë. Shiko këtu (https://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/2-udhezuesi.pdf )

Sipas këtij udhëzuesi planifikimi dhe përballimi i emergjencave civile në sektorin shëndetësor drejtohet nga Ministria e Shëndetësisë. Pranë saj funksionon Komisioni i Posaçëm që ka rol përgatitës ndaj Emergjencave Civile.

Ai drejton përgatitjen e politikave, strategjive, projekteve dhe programeve të menaxhimit të rrezikut dhe të emergjencave në rrafshin shëndetësor. Miratimi i planeve të emergjencave është një nga detyrat e rëndësishme të këtij Komisioni.

Mbledhja e tij bëhet sipas nevojave në mbështetje të programeve, aktiviteteve që lidhen me planifikimin e emergjencave civile.

Një tjetër hallkë e rëndësishme në rast emergjencash shëndetësore është njësia për Planifikimin dhe Përballimin e Emergjencave Civile (PPEC). Kjo njësi mban lidhje të vazhdueshme me strukturat dhe institucionet e sektorit shëndetësor si dhe me institucionet e tjera të vendit dhe tëhuaja jashtë tij.

Grupi Operacional i Menaxhimit të Fatkeqësive në Ministrinë e Shëndetësisë drejton të gjitha aktivitetet e përgjigjes të sektorit shëndetësor në kushtet e një fatkeqësie. Në këtë proces ai luan rol organizativ, komandues, koordinues dhe informues. Monitorimi i të gjitha aktiviteteve të përgjigjes të sektorit shëndetësor është gjithashtu një detyrë e tij. Në nivel qarku dhe rrethi funksionojnë komisionet e PPEC, pranë çdo qarku, rrethi dhe institucioni shëndetësor. Ato janë struktura që drejtojnë përgatitjen e emergjencave në vartësi të modelit të riskut dhe kapaciteteve që ato kanë.

Plani i emergjencave duhet të fillojë me dokumentin e autorizimit të Planit. Dokumenti duhet të miratohet dhe firmoset nga Drejtori Spitalit dhe Drejtori i Drejtorisë së Politikave Spitalore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe miratimit nga Komisioni i Posaçëm pranë kësaj Ministrie.

Autorizimi përmban dhe qartëson elementët e mëposhtëm:

-Menaxhimin e Alarmit;

-Aktivizimin e sistemi të komandës, mekanizmit të komunikimi dhe menaxhimit të informacionit;

-Vlerësimin e shpejtë të dëmeve, identifikimin e problemeve, kapaciteteve aktuale, nevojave prioritare dhe rrugëve të sigurimit të tyre;

-Kujdesin optimal ndaj viktimave;

-Role të përcaktuara të strukturave drejtuese dhe vend-ndodhjen e tyre;

-Role dhe përgjegjësitë e përcaktuara për personelin kryesor;

-Administrimin e situatës mbështetur në Zonat kyçe

-Vënjen në dispozicion të ambienteve për shërbime të veçanta;

-trajnimin e duhur të personelit së bashku me partnerët e tjerë. / monitor.al

Share: