Home Approccio Italo Albanese Skuadra me mjekë shqiptarë në Bergamo, Conte: Faleminderit Shqipëri

Skuadra me mjekë shqiptarë në Bergamo, Conte: Faleminderit Shqipëri

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka reaguar një ditë pasi Shqipëria dërgoi në Itali një skuadër prej 30 mjekësh e infermierësh për t’ju bashkuar bluzave të bardha në vijën e parë të luftës kundër COVID-19

Conte ka shpërndarë  fjalimin e homologut të tij, Edi Rama dhe ka falënderuar autoritetet shqiptare. “Faleminderit”, shkruan Conte, ndërsa ka publikuar dhe ikonën e flamurit shqiptar.

Kujtojmë se Rama ishte dje në Rinas për të përcjellë ekipin shqiptar, ndërsa theksoi se Shqipëria e bëri këtë në shenjë solidariteti, duke shtuar se; “pavarësisht se nuk jemi të pasur, shqiptarët nuk e harrojnë mikun në vështirësi.”/ Opinion.al

Grazie 🇦🇱

Publiée par Giuseppe Conte sur Dimanche 29 mars 2020

Share: