Home KRYESORE Testohet tek njerëzit vaksina e tuberkulozit kundër COVID-19

Testohet tek njerëzit vaksina e tuberkulozit kundër COVID-19

Një artikull në revistën prestigjoze “Science” bën me dije se studiuesit në 4 vende të botës do të nisin së shpejti një një provë klinike për një qasje të re ndaj koronavirusi. Ata do të testojnë nëse një vaksinë 100-vjeçare si tuberkulozi (TB), një sëmundje bakteriale, mund të ndihmojë sistemin imunitar për të luftuar më mirë koronavirusin apo ndoshta edhe të pengojë infektimin.

Studimi po  kryhet tek mjekë dhe infermierë, që janë në rrezik të lartë ndaj infektimit me koronavirus. Një grup shkencëtarësh holandeze e ka nisur provën e parë këtë javë. Ata do të rekrutojnë 100 punonjës të shëndetësisë në 8 spitale gjermane, të cilëve do t’u injektohet vaksina e tuberkulozit. Rezultatet e këtij testi pritet të dalin brenda 1 muaji.

Në fakt nuk është hera e parë që flitet dhe mendohet për një ndikim pozitiv të vaksinës së tuberkulozit në luftën kundër koronavirusit. Një informacion i shpërndarë në rrjetet italiane pak ditë më parë, vërente se në zonën më të prekur të Italisë, në Lombardi pjesa më e madhe e personave të infektuar ishin italianë. Ndërkohë që popullata e ardhur apo emigrantë nga vende të tjera, ishin pak ose aspak të prekur. Pikërisht ky informacion e lidhte këtë fakt me vaksinën e tuberkulozit, që në vendet më pak të zhvilluara është e detyruar në portokollin e vaksinave. Më larg akoma, i njëjti informacion besonte që për këtë arsye, të rinjtë preken më lehtë nga koronavirusi, pikërisht për faktin se vaksina e tuberkulozit e kryer që në lindje, ishte ende aktive në sistemin e tyre imunitar.

Vaksina e tuberkulozit që aktualisht u bëhet fëmijëve në vitin e parë të jetës në shumë nga vendet e botës, është e sigurt dhe e lirë. Ajo parandalon rreth  60% të rasteve me tuberkuloz./Opinion.al

Share: