Home KRYESORE U bë ‘i famshëm’ për deklaratën për femrat, deputeti: Skenar anti-shqiptar

U bë ‘i famshëm’ për deklaratën për femrat, deputeti: Skenar anti-shqiptar

Video e deputetit Kostaq Papa duke thënë se “fëmrat me mua pinin më shumë uiski se ujë”, është bërë shumë e përhapur në rrjet duke marrë komente nga më të ndryshmet.

Nga një anë ajo është trajtuar me humor por nga ana tjetër është përdorur edhe në formë apeli për të treguar nivelin patetik të diskutimeve në Parlament ku supozohet të diskutohet ligjbërja.

Por një reagim ka ardhur nga vetë deputeti Papa i cili e konsideroi të gjithë këtë një përpjekje për të hedhur baltë mbi të pasi fjalia sipas tij ishte hequr nga konteksti.

Ndër të tjera në reagimin e tij deputeti mallkon ata “që pengojnë integrimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve” dhe falënderon ata “nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij skenari antishqiptar, tradhtar e poshtërues”.

Reagimi i plotë:

Heqin një fjali nga konteksti dhe bëjnë futboll me të dhe përpiqen të hedhin baltë mbi njeriun e ndershëm që kërkoi të kontrollohen tenderat e korupsionit.

Thjeshtë rrjetet donin një rast qoftë dhe fjali xhentilese dhe u bënë bashkë ujqër e çakenj që e kanë rrjepur këtë popull e as duan tia dinë për integrimin e vendit në BE por vetëm ta grabitin e shqiptarët ti lënë barkthatë e bukë me listë që ti kontrollojnë dhe të tjerët të emigrojnë!

Zoti dhe e drejta është me shqiptarët!

Zoti dhe e drejta është me Deputetin Kostaq Papa që ska prekur e nuk do prek asnjë lekë publike.

E keqja e shqiptarëve vjen nga shqiptarët.

Mallkuar qofshin ata që pengojnë integrimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!

Ky shekull është i Shqiptarëve!

SHQIPËRI ATDHEU IM !

Falenderoj gjithë ata që nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij skenari antishqiptar, tradhëtar e poshtërues.

KOSTAQ PAPA Deputet

i Tiranës dhe Emigracionit. /Opinion.al

Share: