Italia raporton një ulje të lehtë të infeksioneve me koronavirus dhe vdekjeve në 24 orët e fundit.
Kreu i Emergjencave Civile, Angelo Borrelli tha në një konferencë për mediat janë regjistruar edhe 651 vdekje (dje ishin 793), të cilat e cojnë totalin në 5,476.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 3,957 raste të reja, rreth 1 mijë më pak se dje kur u regjistruan 4821 të infektuar.
Borrelli bëri gjithashtu me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 952 pacientë.
Numri total i të infektuarve në Itali ka shkuar 59,138 persona.
Ditën e sotme u zbuluan 12 të infektuar në repartin e mbrojtjes civile në Itali por kreu i saj rezultoi negativ. /Opinion.al