Home KRYESORE Veliaj: Qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, ndërpritet edhe transporti urban

Veliaj: Qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, ndërpritet edhe transporti urban

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, si mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 

Për të kufizuar lëvizjen, Veliaj njoftoi firmosjen prej tij të urdhrit për ndalimin e transportit publik urban në qytetin e Tiranës.

Ndërkaq në të gjithë Tiranën automjetet e Policisë Bashkiake kanë filluar zbatimin e udhëzimit të kryebashkiakut Veliaj për informimin përmes qendrave të zërit në çdo lagje. Veliaj theksoi se kjo është një masë e domosdoshme për të informuar qytetarët kudo ku janë për masat parandaluese. 

“Teksa ne jemi duke folur, jemi shpërndarë me disa kamionçina në qytet duke bërë thirrje me qendra zëri. Jemi realisht në situatë lufte, por duhet të informohemi. Në këtë lloj beteje na duhet që secili të rrijë në shtëpi, si e vetmja mënyrë që çdokush të jetë i dobishëm

Më parë u kemi kërkuar administratorëve që të bëjnë dezinfektimin e ashensorëve dhe ndërlidhësit me komunitetin të raportojnë nëse ka raste të të kthyerve nga Italia”, tha Veliaj.

Top Channel

Share: