Partia Demokratike ka publikuar mbrëmjen e stome një video ku e akuzon kryeministrin Edi Rama se ka reaguar me vonesë në lidhje me masat e marra dhe se duhej t’i kishte dëgjuar thirrjet e PD.
PD shkruan se kur i kërkonte kryeministrit të merrte masat, ai i akuzonte për panik, kurse sot del në telefonat e qytetarëve dhe thotë në deklarata se Shqipëria është në luftë.
Sipas selisë blu, Rama ishte i vetmi person që nuk e kuptonte në kohë situatën që do të krijohej nga koronavirusi.
Reagimi i PD
Po! Është ai “Alo, Edi jam”! Ndryshe tha në 27 Shkurt, ndryshe në 2 Mars, ndryshe në 12 Mars!
Kur i kërkonim të merrte masa, na akuzonte se po përhapnim panik dhe se koronavirusi nuk na kërcënonte. Tani që kërcënimi është realitet, bërtet se jemi në luftë!
Në luftë ishim edhe në 27 Shkurt, edhe në 2 Mars, edhe në 12 Mars. I vetmi që nuk e kuptonte në kohë situatën dhe nuk jetonte me realitetin ishte Edi Rama!
Përgjegjshmëria kërkon që të jesh i përgatitur dhe të marrësh masat në kohë. Vonesa në këtë situatë është fatale!/ Opinion.al