Home KRYESORE VIDEO/ Tenton të sensibilizojë për gratë po e djallos, deputeti i opozitës...

VIDEO/ Tenton të sensibilizojë për gratë po e djallos, deputeti i opozitës së re: Në rininë time kur kisha kaçurrela dhe para, femrat…

Parlamenti nuk është vetëm vendi i miratimit të ligjeve dhe diskutimeve serioze nga burra me kravata e gra me kostume. Aty gjen dhe deputete që kanë vështirësi në lexim por dhe deputetë që akoma përdorin fjalën ‘fëmra’ për gratë.

Kostaq Papa është një prej deputetëve të opozitës parlamentare, i cili ka hyrë në Parlament nga lista e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës dhe njëkohësisht është edhe kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar.

Në përpjekje për të dhënë një mesazh për gratë para 8 marsit, deputeti ka rrëfyer se kur kishte para e kaçurrela iu jepte femrave që kishte afër më shumë pije të shtrenjta se ujë.

“Të gjithë duhet të jemi pak xhentelmenë meqë kanë ndodhur disa gjëra në lidhje më fëmrat periudhën e kaluar.

Fëmrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për fëmrat sepse në rininë time, të gjitha fëmrat që më janë afruar mua kur kisha dhe kaçurelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë uiski ose pije të mira se sa ujë. Faleminderit”, thotë ai në foltoren e Kuvendit.

(BalkanWeb)

Share: