Organizata Botërore e Shëndetësisë mohoi teoritë konspirative sa i takon zanafillës së koronavirusit dhe deklaroi se ai nuk është i manipuluar apo krijuar në një laborator.
“Të gjitha provat e disponueshme tregojnë se koronavirusi i ri e ka origjinën nga një kafshë dhe nuk është një virus i manipuluar apo krijuar në një laborator”, u shpreh zëdhënësja e OBSH, Fadela Chaib, teksa shtoi se pista më e besueshme është që origjina e Covid-19 të jetë nga lakuriqët e natës.
Teksa përshëndeti përpjekjet e vendeve të shumta për të zbuluar origjinën e koronavirusit, Chaib shtoi se OBSH po lufton dy pandemi, atë të virusit dhe atë të informacionit.
“OBSH po lufton dy pandemi, atë të virusit dhe atë të informacionit”, u shpreh ajo./Opinion.al