Home Gjeo-Ekonomia Bushati shpërthen në Kuvend: Të ndahemi nga oligarkia

Bushati shpërthen në Kuvend: Të ndahemi nga oligarkia

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shpërthyer sot nga foltorja e Kuvendit kundër votimit të kontratës koncesionare për një port MBM në Porto- Romano të Durrësit.

Ai kritikoi ashpër mënyrën se si është sjellë kjo kontratë në Parlament dhe i bëri apel Partisë Socialiste të mos e votojë atë.

Bushati iu referua fjalës së kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi kur ky i fundit tha “ne nuk jemi zotër të Shqipërisë” për të argumentuar se ky port nuk duhet ti jepet privatit.

“Po miratohet kontratat e një koncesionari të ri pa garë. Nuk duhet ta votojmë këtë kontratë sepse ne jemi PS dhe nuk kemi asnjë tagër të burgosim të ardhmen e gjeneratës së re. Sot jetojmë në kapatilizëm dhe çdokush duhet të dijë se çfarë ndodh në vijën bregdetare.

Portit të hidrokarbureve po tentojnë t’i ndryshojnë projektin. Unë besoj tek idealet e qendrës së majtë dhe nuk kemi pse t’ia marrin Portit të Durrësit dhe t’ia japim privatit. Nëse doni t’ia jepni privatit shpenzimet t’i paguajë privati. Unë kam respekt për kapitalin por ne duhet të ndahemi me oligarkinë.

Nuk duhet të bëhemi si PD dhe as pse t’i japim bonus presidentit që të dalë si garant i publikes. Ne kemi thënë se do i anulojmë koncesionet. Është momenti për të mos shkuar në një kapatilizëm grabitqar. Pse e keni futur në procedurë të përshpejtuar. Për 30 ditë”, tha Bushati

Share: