Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dalë sot në një njoftim për mediat lidhur me vazhdimësinë e arsimit univeristar.
Shahini tha se viti akademik nuk do të zgjasë më shumë se dy javë. Ajo thkesoi se jo të gjitha universitetet i janë përgjigjur sfidës së koronavirusit në të njejtën mënyrë, kjo duke marrë parasysh edhe infrastukturën dhe mundësinë e zhvillimit të lëndëve online.
Ajo theksoi se vërehet se studentët kanë nevojë për të kaluar kohë në auditor para provimeve.
Bazuar mbi propozimet e rektorateve, ministria kërkoi nga univeristetet mbylljen e drejtë të vitit akademik.
Shahini bëri të ditur se studentët që janë në vit diplomimi të zhvillohen në muajn korrik dhe javën e parë të muajit gusht. Këta studentë është e nevojshme të kthehen në auditore gjatë qershorit.
Provimet e studentëve të viteve të para dhe të ndërmjetëme nuk parashikohet të kthehen në auditore para datës 25 gusht të këtij viti dhe provimet do të zhvillohen në tetor të vitit 2020 njoftoi Shahini. /Opinion.al